TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Bruksel u mbajt sot një takim informal mes krerëve të BE dhe vendeve të Ballkanit perëndimor, ndërsa Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, e konsideroi atë “një mundësi për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor”. Në taki mori pjesë edhe kryeminstri ynë Edi Rama.
Deklarata e Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel në fillim të samitit jozyrtar me liderët e Ballkanit:
“Takimi i sotëm është një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor për të përgatitur samitin e Zagrebit në maj për të parë se si mund të thellojmë partneritetin me këto vende; të konfirmojmë një perspektivë europiane dhe të japim sinjale të qarta lidhur me progresin që duhet bërë për reformat e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit tê organizuar.
Shpresojmë që do kemi një takim të sinqertë, intensiv dhe të hapur për të parë se në ç’mënyrë konkrete dhe preçize mund të zhvillojmë partneritetin me këto vende”.