AKTUALITET, 31 Mars 2020, 17:52

Historia prekëse/ E bija i jep lamtumirën nënës së saj përmes kameras para se të vdiste nga COVID-19, si e ndihmoi infermierja

Ashtu si shumë familje në të gjithë botën që këto javë po përjetojnë historinë më tragjike të jetës së tyre, Bennett iu tha që ajo nuk mund të ishte në të njëjtën dhomë me nënën e saj 75-vjeçare, Carolann Christine Gann, e cila ishte infektuar nga koronavirusi dhe ishte në fund të jetës së saj.

“Duke mos qenë në gjendje të jem atje dhe të qëndroj afër nënës sime, ti prek duart dhe fërkoj kokën, tregoji asaj gjërat që kam dashur t’i them. Isha kaq e pafuqishme.“- tha Bennett për CNN.

Por një infermiere në spitalin Suedez Issaquah në Uashington e mori atë në telefon, vetëm që Bennett t’i thoshte lamtumirë nënës së saj, dhe t’i thoshte fjalët e fundit. Bennett tregoi se infermierja e thirri nga telefoni i saj personal dhe tha që frymëmarrja e nënës së saj po ndryshonte dhe ajo me siguri nuk do të jetonte edhe shumë gjatë.

“Unë do vë telefonin lart në fytyrën e saj, në mënyrë që t’i tregoni asaj që e doni dhe t’i thoni lamtumirë. Ajo nuk do të jetë vetëm, ne do të qëndrojmë me të deri në fund.”- tregon Bennett për fjalët që i tha infermierja.

“Unë të dua shumë. Unë të fal, mama, të dua. E di që nuk kam pasur shans të ta them më parë.”- tha Bennett.

Këto janë fjalët e fundit që Bennett i tha nënës së saj para se të ndërronte jetë. Benett tregoi se e ëma ka ndërruar jetë një orë pasi kanë folur bashkë. Ndërkohë tregon se nga kamera pa se infermierja po qante kur ia mori telefonin nënës së saj.

“Unë e di se sa e vështirë është për ta. Unë nuk mund ta imagjinoj të jem në vijën e parë të kësaj lufte. Kjo ishte një nga gjërat më mahnitëse që kam përjetuar.”- tha ajo./CNN/