SPORT, 28 Janar 2020, 13:44

Ronaldo dhe Figo, një “copy paste” i shëmtuar, ngushëllimet e tyre drejtuar Kobe Bryant janë njësoj


Bota e sportit prej ditësh është në zi, pasi Kobe Bryant nuk jeton më! Të shumtë ishin ato që nëpërmjet rrjeteve sociale dërguan ngushëllimet e tyre.

E megjithatë sa i përket ngushëllimeve Cristiano Ronaldo dhe Luis Figo janë një “copy paste” i njëri-tjetrit.

Të dy portugezët kanë shkruajtur të njëjtin ngushëllim duke mos i hequr asnjë presje shkrimit të tyre në Twitter.

Postimet e tyre janë aktiv dhe nuk i kanë kushtuar shumë rëndësi kësaj tragjedie sa për të postuar një ndjesi të tyre të marrë pas kësaj ngjarje që tronditi gjithë sportdashësit.