TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në fjalën e mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, kreu i AAK-së, Ramush Haradnaj, i drejtoi disa pyetje Albin Kurtit, ndërsa theksoi se kryeministri po i fshihet Amerikës. Haradinaj i kërkoi kreut të qeverisë Kurti që t’i drejtohet me një letër shefit të Shtëpisë së Bardhë Biden, ku të kërkojë një të dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi.
“Ajo që konstatoj është një ikje edhe një fshehje. Sot nuk kemi para nesh kryeministrin e Kosovës, kemi një udhëheqës, që nuk e di pse, por ka zgjedhur ikjen dhe fshehjen. A po ik prej Vetëvendosjes, ndaj kauzës që ka ndërtuar për vite, ndaj atyre që shpresojnë dhe presin prej tij një kauzë të drejtë në çështjen e dialogut me Serbinë, për fat të keq Vetëvendosje nuk beson se kupton më liderin e vet. Opozitën e sotme e ka cilësuar si tradhtare, si të dëmshme, sot na raportoi për një numër të madh të marrëveshjeve të opozitës së mëhershme vetëm sa me mbush kohën. A mos po fshihet edhe ndaj Serbisë? Mos Serbia ka ndikim te kryeministri ynë”, tha Haradinaj.
“A po fshihet prej aleatëve të tij ndërkombëtarë që e kanë sjellë në pushtet? A ka mundësi që kryeministri ynë po fshihet prej Amerikës? Ka një kohë të gjatë që nuk po e dëgjojmë kryeministrin e Kosovës, nuk ka ndodhur në të kaluarën, të mos fillojë diskutimet kur flitet për çështje kardinale të vendit tonë, me Amerikën. Si guxon kryeministri shkon në takime që janë nën patronazhin e BE-së. Shkon pa Amerikën. Përse nuk i drejtohet presidentit të Amerikës për ti kërkuar një të dërguar special, një emisar për dialogun me Serbinë. Pse hezitojmë ti kërkojmë ndihmën? Ti kërkojmë rolin e vet në këtë çështje. Duke marrë parasysh që çështjet e mëdha në Ballkan nuk kryhen pa ndërhyrjen e presidentit amerikan. Nuk besoj që një shqiptar ka arsye të frikësohet prej presidentit Biden!”, u shpreh kreu i AAK-së.