TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë fushatës elektorale janë shpenzuar shifra marramendëse për hapësirë publicitare, pra reklama, në televizion.
Në një analizë të gazetarit Besar Likmeta të BIRN, rezulton se shifrat që shpenzuan partitë e mëdha, për reklamat në televizionet e vendit, shkojnë në miliona euro.
"Partia Socialiste ishte më dorëlëshuar, duke nxjerrë nga xhepi 3.1 milionë euro për reklama televizive, e ndjekur nga Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha, e cila shpenzoi 2.5 milionë euro.
Përfituesit e mëdhenj të shpenzimeve për fushatën e reklamave të dy partive të mëdha ishin 6 televizione, në pronësi të 3 kompanive mediatike: Klan, Top Media dhe Vizion Plus.
Ato përfituan afro 3.4 milionë euro për reklamat e transmetuara ose 51 përqind e të gjithë shpenzimeve për reklama gjatë fushatës. Televizioni që transmetoi më shumë reklama ishte TV Klan, i cili përfitoi rreth 1.31 milionë euro nga reklamat politike, i ndjekur nga Top Channel", thuhet në shkrimin e BIRN.