AKTUALITET, 20 Shtator 2019, 22:54

LAJM I FUNDIT/ Aksident në Tiranë, vdes në spital drejtuesi i motorit

LAJM I FUNDIT/ Aksident në Tiranë, vdes në spital drejtuesi i

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Një automjet dhe një motor janë përplasur në rrugën “Besim Fagu” e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit.

Ai është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik, ndërkohë që është shoqëruar drejtuesi i mjetit.