TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PD, Lulzim Basha ishte sot në Durrës ku zhvilloi një vizitë në një biznes bylmeti dhe produktesh mishi.
Basha u njoh me shqetësimet e pronarëve, të cilët u shprehën se ka rënë konsumi.
Kryedemokrati mes të tjerash, foli për planin e rimëkëmbjes së ekonomisë të prezantuar nga PD.
Basha theksoi edhe njëherë se çeku një mijë euro për biznesin e vogël, do të hiqte disa shpenzime.
“Nuk bëhet fjalë për çfarë ka ndodhur, por për këtë 6 mujor që do të jetë i vështirë.
Nuk është ndonjë mrekulli, sepse për ju 1000 euro…por të paktën u heq disa shpenzime.
Për ti dalë para kësaj injektohet ky kapital, hiqen ato kontrata korruptive te qeverisë dhe i jepet biznesit.
Ne kemi propozuar diçka që do e zbatonim vetë po të ishim sot në qeveri. Ne si opozitë i japim planin tonë për ta zbatuar, as nuk po e bëjmë për fushatë është për tani, për bukën e gojës.
Rënia ekonomike do thellohet prandaj duhet ndihma duhet tani”, tha lideri i PD.