AKTUALITET, 20 Gusht 2020, 11:00

Ky është sistemi ri i komunikimit që përdorin “mbretërit” shqiptarë të drōgës në Angli/ Artan Hoxha jep detaje: Bosët po punësojnë IT për ta përdorur atë

Ky është sistemi ri i komunikimit që përdorin


Krīminelët gjithmonë gjejnë një zgjidhje. Mediat britanike kanë shkruar së fundmi se bandat krīminale po përdorin një tjetër sistem të mesazheve në telefon që nuk mund të përgjohet nga policia.

Mësohet se ata po përdorin komunikimin telefonik SKYECC, që pretendohet se është më i sigurt.

Sistemi SKYECC me bazë në Vankuver pretendohet se nuk mund të hakerohet.

Ndërsa, më herët kanë përdorur sistemin EncroChat. EncroChat dyshohet se është përdorur nga 60,000 krīminelë në të gjithë globin, 10,000 prej të cilëve ishin me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai siguroi një sistem të koduar të mesazheve dhe ua vështirësoi punën edhe policisë.

Por, në fillim të këtij viti ekspertët e kompjuterëve të policisë franceze dhe holandeze ishin në gjendje të thyenin kriptimin dhe të monitoronin mesazhet e mijëra banditëve.

Ata i dhanë Agjencisë Kombëtare të Krīmit të Mbretërisë së Bashkuar qasje në 10,000 llogari që përdoren nga bandat që veprojnë atje. Një numër vrāsjesh dhe komplote që po planifikoheshin përmes EncroChat, u pikasën në kohë nga policia.

Por çfarë po bëjnë tani krīminelët?

Tashmë krīminelët në Britani të Madhe, mes të cilëve ka edhe shqiptarë po përdorin programin SKYECC. Deri më tani ky është një sistem që nuk mund të hakerohet.

Një bandit shqiptar, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, siguroi fotografi të mesazheve me SKYECC dhe tha se ky është një sistem shumë i nevojshëm.

“Ne e dimë se çfarë ndodhi me EncroChat dhe tani jemi duke përdorur SKYECC. Ne jemi profesionistë dhe e dimë se çfarë bëjmë me komunikimin.

Komunikimi i sigurt është jetik për njerëzit në këtë biznes. Ne duhet të merremi me partnerët tanë në Amerikën e Jugut dhe nuk mund t’i bëjmë marrëveshjet e kokaīnës në një mënyrë normale.”, shkruante banditi.

Ndërkohë gazetari shqiptar Artan Hoxha ka thënë për Express.co.uk se ka komunikuar me burime nga bota e krīmit dhe është konfirmuar se tani bandat përdorin SKYECC.

Ai tha se telefonat EncroChat u përdorën nga “mbretërit shqiptarë të drōgës” për rreth dy vjet, por tashmë nuk përdoret më.

“Ky ishte një sinjal për bosët e mëdhenj të drogës shqiptare që të mos përdorin më EncroChat por disa njerëz në Britani dhe Shqipëri vazhduan ta përdorin atë. Kërkesa e tillë për këto lloj telefoni ka bërë që ndërmarrje të ndryshme të fillojnë të furnizojnë komunikim të sigurt.

Bosët shqiptarë të krimit paguajnë para për njerëzit e IT për të punuar për ta dhe për të siguruar një komunikim të sigurt. Për ta është bërë si një lojë mace dhe miu, për të mos u përgjuar nga policia", është shprehur Artan Hoxha./ Abc News