AKTUALITET, 20 Gusht 2020, 10:06

Jeni duke bërë plazh? Ministria e Shëndetësisë: Rregullat që duhen respektuar për tu mbrojtur nga koronavirusi

Jeni duke bërë plazh? Ministria e Shëndetësisë:


Tashmë sezoni veror është drejt përfundimit por jo pak persona preferojnë pikërisht fundin e gushtit për të bërë pushimet në zonat bregdetare.

Nisur nga kjo ministria e Shëndetësisë ka publikuar një udhëzues që tregon shkallën e rrezikut të infektimit me Covid-19 në bazë të vendosjes së çadrave.

Në postim thuhet se shëndeti jonë është i rrezikuar nëse nuk respektohen masat e rekomanduara, përfshirë distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse.

“Shëndeti jonë është i rrezikuar nga COVID-19 nëse nuk respektohen masat e rekomanduara nga ekspertët.

Përhapja e COVID19 mund të frenohet vetëm nëse në çdo moment jemi të kujdesshëm dhe respektojmë; distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse.

Përshtatuni me normalitetin e ri duke u treguar sa me vigjilentë të mbroni”, thuhet në njoftim.