AKTUALITET, 20 Gusht 2020, 08:51

‘Maskat’ grabisin të moshuarën në Pukë, dy persona e lidhin dhe e dhūnojnë në banesë, i marrin lekët

‘Maskat’ grabisin të moshuarën në Pukë, dy


Tmerr për një grua të moshuar në Pukë. Dy persona, ende të paidentifikuar i kanë hyrë në banesë, e kanë dhūnuar dhe më pas e kanë grabitur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kishagji të Pukës.

News 24 raporton se dy persona kanë hyrë në banesën e 70- vjeçares Mrik Ndojës, e kanë lidhur dhe e kanë goditur.

Më pas ata i kanë marrë edhe paratë asaj, por shuma ende nuk dihet. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.