TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mrik Ndoja, 70-vjeçarja nga fshati Kishagji i Pukës ka treguar momentet e tmerrit, kur dy grabitësit u futën në banesën e saj. Ajo tregon se dy autorët e kanë dhūnuar dhe ka dëmtime në njërin krah.
Sipas saj, ata i kanë kërkuar edhe paratë. Ajo tregon më tej se nuk i njeh ata dhe se me asnjë person nuk ka patur konflikte.
“Më hodhën përtokë. Më thanë ku i ke paratë. Po për Zotin më rrahën. Në krah kam dëmtime. Më morën me shkelma. Nuk e di sa ishte ora. Zoti më ka zgjidhur.
Nuk e di, me dhimbje jam zgjidhur. Nuk i njoh autorët. Çfarë të them?
Thirrja ime është që policia të gjejnë autorët.
Nuk kam bërë keq, nuk kam dhūnuar kënd. Nuk kam burrë e fëmijë. Kam frikë të jetoj këtu,” tha e moshuara për News 24.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Dy persona të maskuar u futën në banesën e të moshuarës dhe e dhūnuan atë. Më pas, autorët i morën një shumë parash dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.