TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barack Obama, i cili është angazhuar fuqishëm në fushatën për Joe Biden akuzoi Donald Trump se po e trajtonte presidencën amerikane si një “realty show”.
Këtë deklaratë ish-presidenti e bëri gjatë fjalimit për konventën Demokratike.
Obama tha se pasardhësi i tij republikan nuk arriti ta bënte mirë punën e vet për shkak të dembelizmit e paaftësisë.
“Trumpi nuk ka treguar interes për të bërë punën që duhet të bëjë. Asnjë interes për të gjetur gjuhën e përbashkët. Asnjë interes për ta trajtuar presidencën si diçka më shumë sesa “reality show” me qëllimin që të marrë vëmendjen që aq shumë e dëshiron.
Pasojat e presidencës Trump po i shohim: impulse tona më të këqija të çliruara nga zinxhirët, reputacioni ynë krenar në mbarë botën, është rrudhur keqas dhe institucionet tona demokratike, kërcënohen si kurrë më parë.
Një cirk i vërtetë, me të gjithë ligësinë, gënjeshtrat dhe teoritë e konspiracionit”, u shpreh Obama.
Ndërsa, nuk vonoi shumë edhe përgjigja e presidentit Trump, për Obamën.
“Unë shoh tmerrin në të cilin ai na la dhe idiotësinë e lëvizjeve që bëri. Shoh sa keq ishte, sa joefikas ka qenë ai si president, është e tmerrshme.
Unë jam sot këtu përpara jush si president pikërisht për shkak të punës së keqe të presidentit Obama dhe Joe Bidenit”, tha Trump.