LIFESTYLE, 11 Korrik 2021, 19:57

Ky është libri që Bill Gates bleu për 30 milionë dollarë

Ky është libri që Bill Gates bleu për 30 milionë

Bill Gates është njeriu i dytë më i pasur në botë me një pasuri prej më shumë se 100 miliardë dollarësh. Në vitin 1994, pak para se të bëhej njeriu më i pasur në botë, ai shpenzoi 30.8 milion dollarë për një libër.

Bëhet fjalë për librin “Codex Leicester” të Leonardo da Vinçit, i cili u bë një nga librat më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë. Bill Gates gjithmonë ka qenë i magjepsur nga puna e Leonardo da Vinci-t.

Libri me 72 faqe, përmban skicat dhe idetë e Leonardos mbi astronominë, botanikën, inxhinierinë, matematikën dhe arkitekturën, shkruar midis viteve 1506 dhe 1510.