TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmjen e kaluar u mbajt spektakli Miss Universe Albania & Kosovo, ku siç është traditë zgjidhen përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës për konkursin ndërkombëtar Miss Universe. Dy vajza janë kurorëzuar si më të bukurat e mbrëmjes dhe ato janë, Ina Dajçi për Shqipërinë dhe Tuti Sejdiu për Kosovën.
Ina Djaçi është 27 vjeçe, që prej moshës 18-vjecare jeton në SHBA, ku ka studiuar në fushën e arkitekturës dhe historisë së artit. Puna me profesionistë i ka ngjallur një pasion për fotografinë dhe pjesa e saj e preferuar është kreativiteti në set. Të ishte pjesë e në një konkursi bukurie si Miss Universe Albania nuk ishte diçka e pamenduar, pasi Ina beson se pjesëmarrja e saj mund të sjellë një risi në këtë aktivitet kulturor.
Tuti Sejdiu është 19 vjeçe dhe vjen nga Gjilani. Ajo ka përshkruar pozitivitetin, vetëbesimin dhe intuitën si armët e saj më të forta, me ndihmën e së cilave ka arritur aty ku ka dëshiruar. Ajo merret me modeling që nga mosha 15-vjeçare dhe ka qenë pjesë e konkurseve te ndryshme të modës si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Pjesëmarrjen në Miss Universe e ka quajtur përmbushjen e ëndrrës së saj.
