TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, Fero feston ditëlindjen.
Kjo është një ditë speciale për reperin pasi feston për herë të parë si një baba. Fero mbush 24 vjeç dhe partnerja e tij, Arbenita është kujdesur ta urojë në mënyrën më të bukur të mundshme.
Modelja ka publikuar disa nga momentet më të bukura të reperit me vogëlushen e tyre, Nina.
Në videot e publikuara, tregohet ana e ndjeshme e reperit ku shihet duke përqafuar vajzën dhe duke e nxjerrë në shëtitje.
“Babi më i mirë. Fero gëzuar ditëlindjen zemër. Të duam.”, ka shkruar Arbenita. Kujtojmë që ata u bënë prindër pak muaj më parë, në një ditë kur modelja humbi gjithashtu të atin.