LIFESTYLE, 8 Nëntor 2017, 13:37

Rita Ora, më e dëgjuara në Britaninë e Madhe

Rita Ora, më e dëgjuara në Britaninë e Madhe

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, përgjatë këtyre dy javëve, me këngën “Anywhere” është futur në listën e këngëve më trend në top-listën zyrtare të Britanisë së Madhe.

Kënga udhëheq listën me 20 këngë të tjera të reja me ndikim në Britani të Madhe.

“Anywhere”, tani është në vendin e 11-të  dhe këtë të premte, ajo pritet të futet në vendin e 7, si kënga më e dëgjuar.

Në top-20 të listës për këtë javë është edhe Dua Lipa me “New Rules” që pozicionohet e 17-a.