AKTUALITET, 28 Dhjetor 2018, 11:20

Rama largon gjysmën e ministrave, cilët largohen e kush i zëvendëson

Rama largon gjysmën e ministrave, cilët largohen e kush i

Në fjalën e tij para socialistëve në Asamblenë Kombëtare, kryeministri Rama paralajmëroi largime në qeveri dhe zëvendësimin e të gjithë ministrave që kanë 5 vite në kabinet dhe kjo për t’i hapur rrugën freskimit të qeverisjes. Ministrja e parë që largohet dhe e përmendur me emër nga kryeministri është ajo e Arsimit, Nikolla.

“Ministrat që do largohen sot kanë punuar shumë mirë, por ky ndryshim është i nevojshëm. Ata janë një pjesë e mirë e Partisë Socialiste. Janë investim strategjik i socialistëve. Të gjithë ata që kanë 5 vite në kabinet do ia lënë vendin të tjerëve. I falenderoj të gjithë dhe për punën e gjithësecilit mund të mbaja një fjalim më vete.

Do flas për Linditën sepse e vërteta nuk është ajo që duket tani kur Lindita është në qendër të ciklonit. Reforma në arsim është një nga reformat më të thella pas tranzicionit dhe Lindita është një nga personat thelbësorë në këtë reformë. Besa Shahini do zëvendësojë Lindita Nikollën.” – tha Rama.

Më tej Rama tha se nga qeveria do largohen ministri i Financave, Ahmetaj, ai i Infrastrukturës, Gjiknuri, ai i Jashtëm, Bushati, i Bujqësisë, Peleshi, e Kulturës, Kumbaro dhe ajo për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Qato, zv kryeministria Senida Mesi.

NDRYSHIMET NE QEVERI

1. Ministria e ArsimitIkën Lindita Nikolla vjen Besa Shahini

2. Ministria e Ekonomisë dhe financaveIkën Arben Ahmetaj vjen Anila Denaj

3. Ministria e Jashtme Ikën Ditmir Bushati vjen Gent Caka

4. Ministria e Infrastruktures Ikën Damian Gjiknuri vjen Belinda Balluku

5. Ministria e Bujqësisë Ikën Niko Peleshi vjen Bledi Çuçi

6. Ministria e Kulturës Ikën Mirela Kumbaro vjen Eva Margariti

7. Ministria e Sipërmarrjes Ikën Sonila Qato vjen Eduard Shalsi

8. Ministër për parlamentin Vjen Elisa Spiropali

9. Zv.KryeministërIkën Senida Mesi vjen Erion Braçe

6 muaj afat për Blendi Klosin dhe Ogerta Manastirliun