TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Televizionet kryesore po japin sot rezultatet e Exit Poll te tyre ku ato më pranë opozitës japin një fitore të thellë të saj ndërsa ato pranë qeverisë parathonë një rezultat të ngushtë. Top Chanel, Euronevs, Ora nevs dhe Syri kane shfaqur këto rezultate.
Partia Socialiste ka fituar 46.9 për qind të votave sipas rezultateve të Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”. E dyta dhe më afër se që pritej del të jetë Partia Demokratike me 43.5 për qind të votave. Lidhja Socialiste për Integrim ka dalë më mirë se sa tregohej në sondazhe me 6.9 për qind.
Të gjitha partitë e tjera bashkë kapin vetëm 2.7 për qind të votës totale.
Ky është një rezultat jashtëzakonisht i ngushtë i cili e nxjerrë Edi Ramën të parin përsëri, por me shumë pak përqindje larg Bashës.
Ndonëse me këtë përqindje fiton opozita kur kthehet në mandate me llogarinë e sondazhistëve PS merr shumicën, 71 deputete.
Sipas Euronews Albania rezultatet janë më të rumbullakosura dhe nuk nxjerrin fitues të sigurtë.
Ndërsa për Ora News fitorja e opozutës është e qartë. PD dhe LSI shkojnë 52%.
Ndërsa sipas Syri TV opozita shkon 73 mandate: 65-PS, 63-PD 10-LSI 2-PSD.
Ajo që bie në sy është një humbje e pastër e socialistëve në Tiranë dhe një disfatë personale për Erion Veliajn.