AKTUALITET, 25 Prill 2021, 19:33

“Asnjë votë s’mund të tjetërsohet”, Meta: Me sondazhet do të qeshin të gjithë, Shqipëria ka fituar këtë proces historik

“Asnjë votë s’mund të tjetërsohet”, Meta:
Presidenti Ilir Meta jep një mesazh në mbyllje të procesit të votimit. Kreu i Shtetit falënderon qytetarët për pjesëmarrjen, ndërsa thekson se tani sfida më e madhe është administrimi me integritet të lartë i procesit zgjedhor. Në mesazhin e tij në “Facebook”, Presidenti iu drejtohet qytetarëve, duke iu thënë të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush. Mesazhi i Metës: Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar! Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe. Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush. Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë. Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve.

Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar! Tani administrimi me...

Posted by Ilir Meta on Sunday, April 25, 2021