AKTUALITET, 25 Prill 2021, 19:21

Exit Poll i Euronews nxjerr rezultat shumë të ngushtë

Exit Poll i Euronews nxjerr rezultat shumë të ngushtë

Euronews Albania ka publikuar të dhënat e para nga Exit Poll për 80% të të intervistuarve deri tani.

Dimitris Mavros, përfaqësues i MRB tha se rezultati nga të dhënat e exit poll tregon një garë shumë të ngushtë midis Partisë Socialiste dhe opozitës.

“Së pari dua të jap një pikëpamje të kombinuar me atë shkencor kemi një situatë që është shumë e afërt për të dhënë se kush do qeverisë dhe duhet të presim rezultatin. Kjo është një situatë dhe partitë janë shumë afër. Është një çështje shumë delikate”, u shpreh z. Mavros.

Rezultatet e dala deri më tani nga Exit Poll vijon si më poshtë:

Partia Socialiste – nga 67-71 mandate me 42,3 – 46,3% të votave

Partia Demokratike – nga 61-65 mandate me 40 – 44% të votave

Levizja Socialiste për integrim nga 6-8 mandate me 5.5 – 9.5% të votave

Patia Social-Demokrate – nga 1-2 mandate 2-4% të votave