AKTUALITET, 25 Prill 2021, 18:47

KQZ publikon pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 18:00, një orë nga mbyllja e qendrave zgjedhore


KQZ ka raportuar pjesëmarrjen në votime deri në orën 18:00, një orë para mbylljes së kutive të votimit.

Deri në orën 18:00, pjesëmarrja është 45.43% në rang vendi, ndërkohë që pjesëmarrja më e lartë vihet re në Tiranë, me 51.44%.  Pjesëmarrja shumë e lartë është regjistruar edhe në Dibër me 51.53%.

Më poshtë pjesëmarrje në rang vendi dhe në çdo qark, deri në orën 18:00.