AKTUALITET, 30 Maj 2018, 22:57

Kush është shqiptarja që u vra në prani të fëmijës nga bashkëshorti maroken

Shqiptarja u qëllua disa herë me thikë nga burri i saj maroken, 35-vjeçar, në prani të nënës së saj dhe djalit 5-vjeçar.

 

Sipas mediave në Itali gruaja ishte 34 vjeçe dhe u godit me thikë në bashkëshorti i saj maroken, në makinë e tij.

Sipas mediave në Itali mësohet se e gjithë ngjarja është shënuar para fëmijës së tyre,vetëm 5 vjeç.

rilievi-carabinieri-per-omicidio-brescia-1520839908573-300x225

Menjëherë shkuan në vendngjarje ambulanca dhe policia, të cilat transportuan gruan në spital, por ajo nuk i shpëtoi dot plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Pas krimit, 35-vjeçari u shfaq në stacionin e policisë në Seregno dhe rrëfeu atë që sapo kishte bërë.

Sipas informacioneve që japin mediat italiane krimi u shkaktua nga një krizë bashkëshortore, pasi disa muaj me radhë burri dhe gruaja nuk kanë jetuar së bashku dhe ndoshta njeri nuk ka pranuar ndarjen.

Fatmirësisht, fëmija, i cili mbeti në makinë pranë nënës së tij të vdekur, nuk mori asnjë dëmtim gjatë sulmit.

Ky është krimi i dytë në Itali në vetëm një javë, ku viktimë kanë mbetur dy gra shqiptare, pas Elsa Tereziut, e cila u ther me thikë nga i shoqi në sy të djalit 17-vjeçar.