AKTUALITET, 30 Maj 2018, 20:20

E rëndë/ Burri ther me thikë 34-vjeçaren shqiptare, në sy të vajzës së tyre të mitur

E rëndë/ Burri ther me thikë 34-vjeçaren shqiptare,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Itali, ku një grua me orgjinë shqiptare është vrarë nga burri i saj maroken.

Sipas mediave në Itali gruaja ishte 34 vjeçe dhe u godit me thikë në bashkëshorti i saj maroken, në makinë e tij.

Sipas mediave në Itali mësohet se e gjithë ngjarja është shënuar para fëmijës së tyre,vetëm 5 vjeç.

Menjëherë shkuan në vendngjarje ambulanca dhe policia, të cilat transportuan gruan në spital, por ajo nuk i shpëtoi dot plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Pas krimit, 35-vjeçari u shfaq në stacionin e policisë në Seregno dhe rrëfeu atë që sapo kishte bërë.

Sipas informacioneve që japin mediat italiane krimi u shkaktua nga një krizë bashkëshortore, pasi disa muaj me radhë burri dhe gruaja nuk kanë jetuar së bashku dhe ndoshta njeri nuk ka pranuar ndarjen.

Fatmirësisht, fëmija, i cili mbeti në makinë pranë nënës së tij të vdekur, nuk mori asnjë dëmtim gjatë sulmit.