TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet nesër, pak para seancës ku pritet konstituimi i Kuvendit.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një videoje të titruar, ka njoftuar zyrtarisht se s’ka marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në dhe se kjo parti i ka refuzuar edhe ofertën e fundit që Kurti thotë se ua ka bërë me 23 dhjetor.
Ndërkaq, LDK-ja do të mbledh nesër kryesinë, pak orë para seancës konstituive, që është caktuar në orën 15:00.
Burime të Gazetës Express brenda kryesisë së LDK’së tregojnë se mbledhja është thirrur për nesër në orën 10:00.
Kurti ndërkaq ka njoftuar se në seancën ku pritet të bëhet konstituimi i Kuvendit do të shkojnë pa marrëveshje për Qeveri. /Express/