TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një bisedë për emisionin ‘Sakte’ të gazetarit Xhevdet Pozhari, publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka deklaruar se shqiptaria nuk po jeton vetëm tragjedinë e tërmetit, por edhe ‘rrënimet’ që asaj po i’a shkakton regjimi i ‘Rilindjes’ së piktorit.
Sipas Mehmetit, ky regjim i pashembullt, e rrënoi dhe e përçau kalanë e vëllazërisë shqiptare.
Më tragjike se çdo gjë, ka thënë Kim Mehmeti, është se në shoqëritë shqiptare thuajse u legalizua tradhtia dhe se madje ajo edhe shpërblehet e të bënë burrështetas.
‘Në Shqipëri është duke ndodhur diçka trishtuese: regjimi i ‘Rilindjes’ së Piktorit është duke e legalizuar tradhtinë kombëtare! Pra ky regjim i frikshëm, është duke e bërë tradhtinë të padënueshme, të paturpshme dhe të parrezikshme.
Dhe është duke e ngritur atë në veprimtari që shpërblehet e të bënë burrështetas. Mbase andaj Piktori është vënë në shërbim të Serbisë. Dhe Presidentin e këtij vendi e priti në Tiranë si të ishte mirëbërësi më i madh i shqiptarëve, e jo vrasës i tyre.
Dhe Piktori sa nuk kërkoi nga viktimat e Kosovës dhe nga banorët e Raçakut që t’i duartrokisnin vrasësit të tyre’, – ka pohuar shkrimtari Kim Mehmeti./24-ore.info