AKTUALITET, 25 Dhjetor 2019, 18:33

Sulm terrorist nga ISIS në Burkina Faso, 122 të vdekur

Sulm terrorist nga ISIS në Burkina Faso, 122 të vdekur

Për shumë vende të botës kjo e mërkurë është një ditë feste ndërsa Burkina Faso gjendet në zi kombëtare pas një sulmi të tmerrshëm terrorist.

Në total numërohen 122 jetë të humbura, 35 prej tyre civilë, 7 ushtarë dhe 80 terroristë mbetën të vrarë pas ndërhyrjes së ushtrisë vendase.

Luftëtarët e grupit terrorist ISIS sulmuan në një qytet në veri të vendit ku shumica e viktimave ishin gra. Presidenti i Burkina Fasos, Roch Kabore, shpalli dy ditë zie kombëtare.

Ky është sulmi më vdekjeprurës, në pesë vitet e fundit, në këtë vend të Afrikës Perëndimore.

Burkina Faso me shumicë muslimane kufizohet me Malin dhe Nigerine. Rajoni ka parë një përshkallëzim të dhunës për shkak të sulmeve të militantëve, që nga viti 2015.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi regjistruar mbi 700 viktima dhe rreth 560,000 të zhvendosur.