AKTUALITET, 31 Korrik 2020, 10:37

Deputeti Enver Roshi probleme me mushkëritë, në gjendje të rëndë tek COVID-2, niset gjatë natës në Turqi

Deputeti Enver Roshi probleme me mushkëritë, në gjendje të


Deputeti Enver Roshi është nisur gjatë natës për mjekim të specializuar në Turqi pas komplikacioneve në mushkëri që i ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Mësohet se Roshi ka pasur probleme me organin e frymëmarrjes dhe prej dy ditësh ishte shtruar në repartin e terapisë intesive në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Lajmin për gjendjen e tij të vështirë shëndetësore e dha dje në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili nga foltorja u shpreh se Roshi ishte në gjendje të rëndë.

Ndaj mjekët e spitalit COVID-2, duket se kanë parë të përshtatshme trajtimin e tij jashtë vendit.