AKTUALITET, 16 Dhjetor 2020, 18:44

Bëri "hartim" drejtuar Albin Kurtit, drejtuesi i Vetëvendosje në Tiranë i përgjigjet Braçes: Keni ndërtuar shtet policor, dhuna është sistemike!

Bëri "hartim" drejtuar Albin Kurtit, drejtuesi i


Kreu i Vetvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi, i ka kthyer përgjigje zv.kryeministrit të Shqipërisë, Erion Braçe, i cili bëri një status në formë hartimi, drejtuar Albin Kurtit. Ndër të tjera Braçe e pyeste Albin Kurtin: "Por nje gje nuk arrij ta kuptoj; Perse ju, ti Albin, Sali Berisha, Ilir Meta, kanakaret e tyre familjare, jua mohoni shqiptareve te qenit normale?; Te ulerijne, te shfryjne, te revoltohen me voooooteeeeee!" (statusi i plotë më poshtë).

Boiken Abazi në përgjigjen e tij ndaj Braçes, thotë ndër të tjera, se Shqipëria ka përfunduar në një vend të rrënuar ku mbizotëron pabarazia ekstreme.

"Shqipëria nuk ka një forcë socialdemokrate në pushtet. Krerët e Partisë Socialiste e kanë përshpejtuar brutalitetin e sistemit ekonomiko-politik neoliberal, duke vazhduar shitjen e shkatërrimin e pasurive kombëtare, duke rrënuar shëndetësinë dhe arsimin, e duke i çuar pabarazitë ekonomike në ekstrem. Brutaliteti i këtij sistemi nuk mirëmbahet dot ndryshe përveç se me dhunë të ushtruar ndaj qytetarëve, përmes instalimit të shtetit policor. Që të çrrënjoset shteti policor, nevojitet ndryshimi njëherë e mirë i modelit ekonomiko-politik, drejt socialdemokracisë. Nga njëra anë lufta ndaj pabarazisë, e nga ana tjetër nacionalizmi progresiv shqiptar, ky është kombinimi emancipues për ne si shoqëri e si komb", shkruan ai ndër të tjera.

Statusi i plotë i Boiken Abazit: 

Pas statusit të gjatë të zv. kryeministrit, Erion Braçe, mbi Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtin, ia rikujtojmë z. Braçe se shumë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, unë përfshirë, ishim aty më "21 Janar", kur u vranë protestuesit në Tiranë, kur u rrahën nga policia e kur na hidhnin gaz lotsjellës. Ishim aty dhe kemi kërkuar drejtësi edhe në vitet që ndoqën. Mirëpo, të gjithë e dimë se për "21 Janarin" nuk u vendos kurrë drejtësi, edhe pse Partia Socialiste është prej 7 vitesh në pushtet!

Në protestat e nisura prej 9 dhjetorit me thirrjen “Drejtësi për Klodianin” kemi qenë sërish aty, në krah të protestuesëve që janë rrahur para dhe pas arrestimit. Nuk jemi pajtuar me shkatërrimet që i kanë ndodhur selisë së Partisë Socialiste as në Shkodër e as në Tiranë, dhe këtë e kemi bërë të qartë me deklarata publike ku i kemi kërkuar distancim protestuesëve prej këtyre akteve. Gjithashtu, u kemi uruar publikisht shërim të shpejtë e të plotë protestuesëve dhe efektivëve të policisë që janë lënduar në këto protesta. Por jemi shumë të vetëdijshëm që edhe pse ka ndërruar pushteti në Shqipëri, thjesht janë ndërruar rolet, por jo edhe lloji i regjimit. Dhuna në Shqipëri është sistemike, dhe e strukturuar nga lart-poshtë, është indirekte dhe direkte, është dhunë e përditshme ne shtetin e kapur.

Edi Rama iku nga protesta e "21 Janarit" duke i lënë protestuesit në rrugë, pa e mbyllur protestën ku qytetarët rriheshin në mënyrë të shfrenuar nga policia. Këtë e mbaj mend mirë unë dhe gjithë shqiptarët. Gati 10 vite më vonë, në protestat ku po kërkohet “Drejtësi për Klodianin”, sërish populli është i indinjuar me pozitën, i dhunuar nga policia dhe i braktisur nga opozita, që nuk i doli për zot këtyre protestave për drejtësi. Kemi qenë aty më "21 Janar", jemi aty edhe sot, për të kërkuar drejtësi, sepse ne nuk kemi ndryshuar.

Nuk mund të ketë drejtësi për Klodianin me Policinë e Shtetit të drejtuar nga kryepolici Ardi Veliu, që tentoi të manipulonte e mashtronte opinionin publik në orët e para pas vrasjes së Klodianit. Nuk mund të ketë drejtësi për Klodianin pa një hetim të plotë të zinxhirit komandues të Policisë së Shtetit për këtë rast dhe për dhunën shproporcionale ndaj protestuesëve. Në vend që z. Braçe të merret me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ai do ishte më i dobishëm po të ishte i sinqertë e t’i tregonte publikisht Edi Ramës pse është i drejtë shkarkimi dhe hetimi i Ardi Veliut, pse ky akt është minimumi i domosdoshëm për të treguar reflektim të vërtetë institucional dhe pse Edi Rama është i vonuar në përmbushjen e kësaj kërkese legjitime të protestuesëve, të cilën Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri e ka mbështetur prej fillimit.

Shqipëria nuk ka një forcë socialdemokrate në pushtet. Krerët e Partisë Socialiste e kanë përshpejtuar brutalitetin e sistemit ekonomiko-politik neoliberal, duke vazhduar shitjen e shkatërrimin e pasurive kombëtare, duke rrënuar shëndetësinë dhe arsimin, e duke i çuar pabarazitë ekonomike në ekstrem. Brutaliteti i këtij sistemi nuk mirëmbahet dot ndryshe përveç se me dhunë të ushtruar ndaj qytetarëve, përmes instalimit të shtetit policor. Që të çrrënjoset shteti policor, nevojitet ndryshimi njëherë e mirë i modelit ekonomiko-politik, drejt socialdemokracisë. Nga njëra anë lufta ndaj pabarazisë, e nga ana tjetër nacionalizmi progresiv shqiptar, ky është kombinimi emancipues për ne si shoqëri e si komb.

Në vijm një fragment i shkëputur nga komunikata e Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbi "21 Janarin", që është aktuale edhe sot:

“Në institucionet e shtetit shqiptar zakonisht i shohim partitë pa popull kurse sot e pamë popullin pa parti, të zemëruar me pozitën dhe të braktisur nga opozita. Kjo demonstratë tregoi hendekun midis qytetarëve të pakënaqur dhe qeveritarëve të vetëkënaqur, por edhe konfirmoi hendekun tjetër midis popullit dhe opozitës.”

Statusi i plotë i Erion Braçes: 

PSE KAQ STRESI ALBIN?!

Heren e fundit qe kam folur per zhvillimet e brendshme, te lirise e demokracise, politikes ne Kosove, ka qene kur nje njesi speciale hyri ne zyrat e VETEVENDOSJES e armatosur rende dhe, u perfshi ne veprime te dhunshme ndaj kujtdo aty, perfshi grate e vajzat.

Legjitime per nje shumice njerezish pas sulmeve e shkaterrimeve mbi institucionet e infrastrukturat publike ne Prishtine, te papranueshme te dyja-shkaterrimet dhe hyrja e armatosur ne nje seli partie, per mua ne Tirane.

Pa meri se ti, ne nje rast ku e ku me kriminal-nga egzekutimi deri tek lufta ndaj prokurorise per te prishur hetimin, gjykimin, 21 JANARI, na bere pergjegjes ne, mua dhe shoket e mi me te paverteten banale se “nuk i dolem per zot njerezve”.

Parimet vlejne ne cdo kohe e ne cdo rast! Te parit e ngjarjeve, fenomeneve, nga kendi i parimeve, te ben konseguent ne qendrime; pragmatist kur ndjek i STRESUAR eren e pushtetit me mendjen se koha iken, nuk pret!

Nuk di kush ta ka mbushur mendjen se, ndryshimi i qeverijes ketu, me nje kthim te forte pas e te pangopshem perseri e perseri,

tek Sali Berisha e Ilir Meta-kanakaret e tyre familjare, biznesore e mediatik, pra tek nje pushtet familjar, te hap ty rrugen per pushtet ne Prishtine apo anasjelltas, nje fitore e jotja dhe 200 spartaneve ne Prishtine, rrezon Partine Socialiste ne Tirane;

Por e ke shume gabim!

Vecanerisht kur legjitimon dhunen-revolte e quan ti, si instrument per te ardhur ne pushtet.

E njoh rolin tend vendimtar, permes metodave te njejta qe kurre revolten se ben vote popullore e voten shumice legjitime ne institucione; Madje dhe eksportin e ketij roli, natyrisht nje imitim banal prej kanakareve familjare te Sali Berishes dhe Ilir Metes, nderkohe qe keta te dy jane binjaket origjinale ne dhunen e tyre.

Por nje gje nuk arrij ta kuptoj; Perse ju, ti Albin, Sali Berisha, Ilir Meta, kanakaret e tyre familjare, jua mohoni shqiptareve te qenit normale?; Te ulerijne, te shfryjne, te revoltohen me voooooteeeeee!

Si ka mundesi qe ti revolten e sheh tek femije 10-13 vjec qe sulmojne e shkaterrojne infrastruktura publike, bashkejetese, rregulli, sherbimi, kulture e historie, te perdorur, komanduar kriminalisht nga nje telekomande e portofol politik?

Si ka mundesi qe ti pranon qe biznesi i ndryshimit, te ngrihet mbi nje krim me femijet mu sic Camorra ne Itali e ben, shtrin pushtetin e pasurohet, kurre per ta, por per vete?

Si ka mundesi qe ti nga TV-sic thua, rrit moshen e revoltes dhe e zmadhon deri sa e ben popullore kur, ketyre diteve, dhunes ne to e ne nje perimeter 2-3 kilometer, po tu hiqje femijet 10-13 vjec e dhunen mbi cdo gje publike, revoltes popullore i mbeteshin vec dy parti, ajo e Sali Berishes dhe ajo e Ilir Metes, kanakareve te tyre familjare?

E di perse?

Sepse ngjarja e rende, kriminale, vrasja e Klodian Rashes nga nje polic ne detyre, e vetmja ne 7 vite e 2 muaj,

u trajtua ligjerisht qe ne minutin 1-polici u ndalua, policia dorezoi te paprekur vendngjarjen, prokuroria mori ne dorezim vendngjarjen, prokuroria udhehoqi hetimet, prokuroria mori vendimet, prokuroria kerkoi arrestin e policit, gjykata e vendosi, ministri i Brendshem mori pergjegjesi politike dhe u dorehoq, hetimet vijojne shpejt dhe te papenguara politikisht ne asnje hap drejt drejtesise se plote per ate krim!

A e mban mend Albin se ata qe vrane Arbenin dhe Monin, Astritin ne biruce me pas, as u hetuan, as u gjykuan e as u ndeshkuan, as atehere e as sot?

A e mban mend Albin se ata qe egzekutuan-keshtu thote miku yt i ri Sali Berisha, Ziverin, Hekuranin, Aleksin, Faikun as u hetuan, as u gjykuan, as u ndeshkuan drejtesisht, as atehere e as sot?

U shperblyen me para madje, mu sic Mafia shperblen vrasesit! A e di Albin se mbi nje dyzine te rinjsh, burra, ka edhe shqiptare te Kosoves mes tyre, ne kohe te ndryshme por ne rregjimin e Sali Berishes gjithnje, jane vrare nga policia e SHIK ne rruge apo biruca dhe, per ta nuk ka asnje gjurme ne rregjistrat e shtetit?;

I gjen ne raporte nderkombetare por ne asnje rregjister shteti sepse per ta, qeveria e kohes nuk beri kurre ate qe beme ne ne rastin e Klodjan Rashes per te hetuar, gjykuar e ndeshkuar krimin me armen e uniformen e shtetit!

NUK JEMI NJESOJ ALBIN, NUK JEMI NJESOJ!

Fyen kur tenton te na demonizosh, perpiqesh te na poshterrosh duke na njesuar me sjelljen, veprimin e mosveprimin ndaj nje krimi, vete krimin, krimet e rregjimit te Sali Berishes e Ilir Metes bashke, shtuar me kanakaret e tyre familjare!

Nuk eshte krahasim ky, as gare me numra viktimash prej pushtetit!

ESHTE CESHTJE DREJTESIE DHE SJELLJEJE PERKUNDER NJE PROCESI TE DREJTE, TRANSPARENT, LIGJOR E TE BARABARTE!

Ne 7 vite e pak, kurre nuk kemi mesyre drejtesine per te mbrojtur nje krim; Perkundrazi, i kemi dhene kujtdo standardin qe ne kete vend nuk egzistoi kurre para nesh, ate te zero imunitetit politik per cilindo mbi te cilin nder ne, politikane, deputete, ministra me pas, funksionare shteterore te cdo niveli, ngrihet nje akuze penale.

E dinim qe kishte nje sistem drejtesie te kapur politikisht e nga krimi, por perseri standardi i zero imunitetit, nuk u cenua kurre.

Sistemet, identifikohen prej standardeve, garanteve ligjore qe mbrojne sistemet nga nderhyrjet politike e kriminale dhe, shembujve qe sistemet krijojne prej vendimeve qe marrin. Ti personalisht, edhe nje here me shume, flet per sistem politik, ekonomik korruptiv dhe sjell si shprese vehten-po i harroj 200 spartanet, madje deri ne nivelin qe cudit, te atij qe eshte lart ne qiell e ju flet tokesoreve qe shpresojne e shpresojne e nuk marrin guret;

Me ndje qe dua te te ule ne toke Albin, por ne shqiptaret i kemi vuajtur shpesh e rende idhujt si shprese, aq me keq si zgjidhje.

Une i besoj demokracise, ligjit, drejtesise e barazise, sistemeve permes se cilave keto jetezohen, mberrijne tek cdo individ pavaresisht bindjeve politike, statusit ekonomik e social, kontrollit demokratik mbi to;

Kurre nuk do ja lija ne dore fatin tim nje njeriu, qofte edhe si shprese, ti nuk je Messi ne minuten e 123-te, Albin.

Kurre nuk e kam mohuar qe ne kete vend ka korrupsion, edhe nen qeverisjen tone;

Do ushqeja me deshire nje debat mbi korrupsionin politik, legjislativ, egzekutiv, administrativ, ekonomik, mediatik, te korruptuarit, klientelizmin e klientet, vullnetin dhe reformat ligjore e strukturore, modernizimin kunder tij e perballe tyre, vendosur ne nje platforme institucionale e sistemesh, jo individesh, pergjegjesite e cfare kemi bere ne per to, mbi fakte e prova, madje edhe mbi llafe po te duash, hapur e sy e faqe cdo shqiptari sepse une nuk jam i korruptuar se do ti Albin, as se do cilido si ty qe do shpejt e shpejt pushtetin.

Ashtu sic ekonomine, burimet e saj, aksesin e drejte e te barabarte ne to, lirine e bashkepunimet publike-private, duhet ta vendosim mbi nje platforme institucionale e sistemesh te drejtuara nga interesi i publikut, jo thjesht perfitimi i privatit;

Kerkoni gjyq per to? E bejme! Duke nisur nga partneriteti per kontrollin baze mjekesor te shtetasve shqiptare, te cilin, njerezit e tu e quajne “KONCESIONI I CHECK UP”, rolin, kostot dhe vlefshmerine e tij edhe tek te semuret e 9 muajve me Covid.

Me mire perballe Albin se sa keshtu me deklarata prej qielli!

Pa asnje sofistikim, thjeshte, aq thjeshte sa guret e revoltuar mbi infrastrukturat publike, te perbashketa, aq thjeshte sa guret e munguar mbi infrastrukturat e korrupsionit politik e sistemik ne Lalez, Hamallaj, Qerret, Lunder, Farke, Palase etj,

te cilat as femijet e revoltes si lane ti shihnin.

Gjate ketyre diteve, dy ligjerime edhe si pyetje me kane shtyre drejt nje pergjigje;

I pari, referuar akteve te dhunes:

Eshte varferia qe sjell dhunen.

I dyti, pse dhuna mbi godinat publike, infrastrukturen publike e te sherbimeve te perbashketa eshte revolte e justifikuat, ndersa reagimi i munguar ndaj infrastrukturave te korrupsionit individual e sistemik ne Lalez, Hamallaj, Qerret, Lunder, Farke, Palase etj, nuk ishte pjese e revoltes?

Dua te jap nje pergjigje sot, nxitur edhe nga ty; Varferia nuk eshte krim, as origjine e krimit, jo domosdoshmerisht e as legjitimisht. Varferia eshte nje mundesi per tu ringritur, dhenie mundesie te barabarte e drejt nje modeli te ndershem jete e suksesi.

Po, shteti e sistemet e tij duhet te mberrijne me shpejt aty, jo partia, as krimi, ndryshe potenciali mahnites qe eshte tek njerez te harruar i mungon shoqerise pafund ose me keq, i perdorur nga partia apo krimi per qellime pushteti, kthehet ne nje problem te madh per shoqerine.

Varferia nuk don meshire por te drejte; Kerkon mundesi, kurre me vone se sa korrupsioni individual apo sistemik vendos rregjimin e pabarazise e ofron modelin e tij si shembull suksesi.

Korrupsioni nuk mund te jete zgjidhje per te harruarit, te varfrit, por shenjester e drejtesise se re, te pavarur, te drejte, te barabarte, ligjore e efikase;

Nuk duhet degjuar kenga e neveritshme e nje segmenti te protestes sipas se ciles korrupsioni e krimi e dhane nje mundesi, edhe si parti, por drejtesia e mohon! Duhet te biem dakord per kete Albin, pa stres dhe pa partneret e tu te rinj ne Shqiperi; ata jane nje kthim i forte pas!