AKTUALITET, 12 Shtator 2018, 18:27

Kupa e Shqiperisë, goleada nga ekipet e Superligës

Kupa e Shqiperisë, goleada nga ekipet e Superligës

Janë luajtur ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, teksa nuk ka pasur ndonjë surprizë, po të mos kishte qenë për një gol të Danilo Alvesh. Braziliani i dha fitoren Flamurtarit, që në Peqin po barazonte 0-0 me formacionin e plotë në fushë.

Skënderbeu e ka hipotekuar kualifikimin, pasi në Koplik ka arritur të fitojë me rezultatin 0-3. Me “poker” ka triumfuar Luftëtari kundër Vorës në transfertë, ndërkohë që nga ekipet e grupit A kanë fituar edhe Partizani me Kamzën.

Të kuqtë kanë thyer Tërbunin, kurse ekipi i drejtuar nga Klodian Duron Besën e Kavajës. Besëlidhja në Lezhë ka kaluar me rezultatin e pastër 2-0 Erzenin. Barazim i Kastriotit në Peshkopi me Korabin, ndërkohë që Egnatia kanë fituar në transfertë me Dinamon. Barazim në Burrel mes vendasve dhe Vllaznisë.

KUPA E SHQIPËRISË – RAUNDI I PARË (VAJTJE)

Grupi A

Veleçiku-Skënderbeu 0-3

Vora-Luftëtari 0-4

Tërbuni-Partizani 0-1

Besa-Kamza 0-1

Burreli-Vllaznia 1-1

Korabi-Kastrioti 1-1

Dinamo-Egnatia 0-1

Besëlidhja-Erzeni 2-0

Në grupin B, Laçi finalist i Kupës së Shqipërisë vjet, nuk ka falur Naftëtarin, teksa ka shënuar pesë herë në portën e kuçovarëve. Kukësi i është falur Ethemit në transfertën me Orikun. Teuta në Cërrik ka bërë detyrën, duke fituar me tre gola.

Fitore e Flamurtarit në fund, kurse Tirana ka përmbysur Ilirinë, që shënoi e para. Lushnja ka përmbysur Shënkollin, duke fituar 1-2. Tomori ia ka dalë me sukses ndaj Bylisit, sikurse Apolonia me Pogradecin në transfertë.

Grupi B

Oriku – Kukësi 1-2

Naftëtari-Laçi 0-5

Shkumbini-Flamurtari 0-1

Turbina-Teuta 0-3

Shënkolli-Lushnja 1-2

Iliria-Tirana 1-4

Tomori-Bylis 2-1

Pogradeci-Apolonia 0-1