TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kukësi ka marrë një tjetër goditje këtë javë në Kategorinë Superiore, teksa është mundur në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-2 nga skuadra e Vllaznisë. Verilindorët janë mundur disa herë të afrohen te porta e shkodranëve, aty ku kanë humbur edhe raste të arta dhe me portë të boshatisur.
Kjo fitore e Vllaznisë e ka bërë sërish "lëmsh" Superioren, duke qenë se është ngjitur në krye të klasifikimit së bashku me Bylisin dhe Skënderbeun, duke qenë padyshim ekipi surprizë i kësaj jave. Ndërkohë, skuadrat do të kenë disa ditë pushim teksa më pas do të luajnë Kukësi ndaj Skënderbeut dhe Vllaznisë përballë Partizanit.
Kukësi-Vllaznia 1-2
53′ Shkurtaj / 8′ Hygor, 79′ Lika
