AKTUALITET, 12 Qershor 2019, 16:19

“Kujt i besoni?”, Rama vendos Metën përballë Juncker-it (VIDEO)

“Kujt i besoni?”, Rama vendos Metën përballë
Kryeministri Edi Rama së bashku me një delegacion shoqërues, zhvilloi ditën e djeshme një vizitë zyrtare në Bruksel, të ndërmarrë në kuadër të komunikimeve për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjatë vizitës, mes të tjerash Rama pati një takim me presidentin në ikje të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker-in, me të cilin mbajti edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 19:00. Duke iu referuar ligjëratës së Juncker-it dhe specifikisht komentit të tij për krizën politike në Shqipëri, kreu i qeverisë ka postuar një video në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Instagram”, ku vendos përbri një fragment nga deklarata e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, teksa njofton çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore me qendrimin e shprehur nga Juncker. “Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor 2019…Objektivi kombëtar i shqiptarëve: anëtarësimi, do dëmtohej në atë masë saqë rikuperimi do kërkonte një kohë të pallogaritshme”, shprehet Meta në sekuencën e përzgjedhur në video. Ndërsa Juncker vëren se “Zgjedhjet duhet të zhvillohen përndryshe do dëmtohet perspektiva europiane e shqiptarëve”. Bashkëngjitur postimit të tij, kreu i qeverisë drejton pyetjen: Kujt i besoni?
View this post on Instagram

Pa Koment

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on