AKTUALITET, 23 Gusht 2018, 09:12

Parashikimi i motit për sot dhe nesër: Diell dhe temperatura të larta në gjithë vendin

Parashikimi i motit për sot dhe nesër: Diell dhe temperatura të

Gadishulli i Ballkanit po ifluencohet nga periferia me presion të lartë atmosferik me qendër kryesore të pozicionuar në Europën Verilindore e cila do të kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë mot të qëndrueshëm.

E enjte, 23 Gusht: Moti do të jetë me diell përgjatë Ultësirës perëndimore dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 14/32°C

Zonat e ulëta 18/36°C

Zonat bregdetare 21/34°C

E premte, 24 Gusht: Moti do të mbetet me diell përgjatë vijës bregdetare dhe vranësira të pakta deri mesatare në mesditë. Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me tendencë në rënie.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 14/30°C

Zonat e ulëta 18/34°C

Zonat bregdetare 20/33°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari