LIFESTYLE, 22 Mars 2018, 10:48

Çfarë ka veshur kështu? Beyonce, në klipin e ri me Jay Z (VIDEO)

Çfarë ka veshur kështu? Beyonce, në klipin e ri me Jay Z

Ata shpallën fillimin e turneut muzikor “On The Run II” dhe tashmë janë zbuluar projektet e para të këtij turneu.

Vetëm pak ditë më parë ata publikuan bashkëpunimin e tyre “Top Off”, ndërsa orë më parë janë parë në Xhamajka për realizimin e një klipi, që shkon për hitin e radhës.

Nëse e keni parë trailerin e turneut që këngëtarja ka postuar në rrjetet sociale do të keni vënë re një këngë në sfond, që pritet të jetë nga projekti i tyre i radhës.

Prurja do të quhet “I’m Sill in Love (with You Boy)” dhe videoklipi sapo ka nisur të xhirohet. Beyonce dhe Jay-Z janë fotografuar në Xhamajkë duke bërë xhiro në motor, moment ky që do të përdoret në klip.

Xhirimet e videos po drejtohen nga Melina Matsoukas, regjisorja e cila ka krijuar “Formation” dhe këngën e vitit 2007, “Upgrade U”.

Gjatë videos ata shihen duke u argëtuar me motor, ndërkohë që njerëzit përreth i shohin me entuziazëm.

[gallery ids="83544,83543,83542"]

[video width="480" height="600" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2018/03/video.mp4"][/video]