AKTUALITET, 13 Shtator 2021, 23:19

Ku gaboi Berisha me Bashën?

Ku gaboi Berisha me Bashën?

Gazetari Armand Shkullaku thotë se gabimi i Berishës qëndron në faktin se besoi që Basha do t’i qëndronte besnik deri në fund. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Shkullaku tha se Berisha gaboi kur doli nga filozofia e tij politike, përfshirë këtu edhe aleancën me LSI.

"Berisha në 2005 me KOP, Basha ra në sy. Ai drejtoi fushatën e PD-së. U harruan të vjetrit, dolën të rinjtë. Ministër sigurisht që do të ishte. Detyrat që caktonte Berisha sigurisht që do t’i bënte. Gabimi i Berishës ishte që doli nga filozofia e tij politike. Berisha ka përjashtuar qindra, por i përjashtonte me debat e me kuvend. Edhe Nano përjashtoi, por me debat. Sali Berisha gaboi në momentin që besoi se zgjedhja që bëri do t’i qëndronte deri në fund. Siç gaboi edhe me LSI. Në fund të fundit, ajo që bëre do të kthehet mbrapsht", tha Shkullaku.