AKTUALITET, 13 Shtator 2021, 22:59

Armand Shkullaku: Berisha duhet të ishte larguar vetë, mund të ndihmonte edhe partinë me këtë gjë

Armand Shkullaku: Berisha duhet të ishte larguar vetë, mund të


Armand Shkullaku, mendon se Berisha duhet të ishte larguar vetë nga PD, që kur humbi zgjedhjet në vitin 2013, ose në vitin 2017, gjë që do të ndihmonte partinë.

"Kur themi se një politikan duhet të ikë,  nuk nisemi nga mosha. Një politikan ikën, kur e ka kryer një mision, kur qëndrimi i tij e pengon ecjen përpara të forcës së tij politike, kur qëndrimi i tij pengon qarkullimin e elitave.

Në këto raste themi, të qëndrojë zoti Berisha, po ku dolëm? Te ajo që thotë Rama, që kjo është parti bisht e Berishës.

Largimi është kategori morale individuale. Kur e shikon që largimi jot krijon më shumë probleme, plus fushatën e kundërshtarit, bëhen hesapet ne fund. Ikjen mund ta bësh që ta ndihmosh edhe më shumë partinë", tha Shkullaku.