AKTUALITET, 26 Tetor 2020, 13:14

Greva e naftëtarëve, reagon Meta: Të gjendet sa më parë një zgjidhje!

Greva e naftëtarëve, reagon Meta: Të gjendet sa më parë


Ilir Meta i ka bërë apel qeverisë dhe grevistëve naftëtarë në Ballsh për të dialoguar për zgjidhjen e çështjes së tyre.

Në konferencën e sotme për mediat, ky ka qenë mesazhi i parë i Kreut të Shtetit i cili tha se zgjidhja duhet të vijë sa më parë pa u përshkallëzuar situata me pasoja për shëndetin e grevistëve.

“Apel për qeverinë dhe për grevistët, zonjat e ngujuara në një grevë urie dhe për naftëtarët për të dialoguar sa më parë për një zgjidhje sa më të pranueshme, më të arsyeshme pa u përshkallëzuar kjo situatë me pasoja për shëndetin e grevisteve.

Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje për ndërmjetësim dhe për trajtim njerëzor të kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare para se të kemi pasoja për shëndetin e tyre”, deklaroi Meta.