TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentet vijojne sot protesten e nisur prej disa ditesh tashme, nderkohe qe sot kjo proteste perkon edhe me 8 dhjetorin.
Ashtu si kishin paralajmeruar ka nisur tashme grumbullimi i studenteve, per te vijuar me pas me nje marshim dhe pastaj me protesten para Ministrise se Arsimit.
Në një njoftim në rrjetet sociale, aty ku janë bërë edhe të gjitha njoftimet e mëparshme, studentët kanë lajmëruar se protesta do të vijojë edhe ditën e nesërme, por kanë bërë thirrje që asnjë prej tyre të mos bashkohet me protestën që Partia Demokratike do të organizojë, ndërsa po ashtu nuk do të lejojnë as bashkimin e opozitarëve në protestën e tyre.
Në njoftimin e parë studentët kanë bërë me dije se protesta do të mbahet sërish tek Ministria e Arsimit në orën 10:00, për të kërkuar plotësimin e kushteve dhe jo negociata, siç kryeministri njoftoi sot.
Ndërkohë në postimin e dytë ata shkruajnë: Nesër ka protestë edhe Partia Demokratike. Por ne nuk do të përfshihemi fare me ta! Ne nuk do lejojmë që ata të përfshihen me ne. Jo politikë! Nuk do kalohet nga kryeministria!
