TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët parashikojnë përsëri sot një protestë masive. Nën sloganin ‘Dhjetori i dytë’ studentët do mblidhen përsëri sot për të kërkuar që të gjitha kërkesat e tyre të pranohen.
Ato do mblidhen tek Sheshi Nënë tereza dhe pastaj do marshojnë përsëri drejt Ministrisë së Arsimit. Ato u kanë bërë thirrje edhe maturantëve dhe gjimnazistëve tu bashkohen protestës së tyre sepse do jenë ato që do i vuajnë këto tarifa.
Gjithashtu ftesa ka shkuar edhe për prindërit ku kërkohet edhe mbështëtja e tyre në protestë në mënyrë që qeveria të hiqet.
“Në këto ditë pushimi, prindër, familjarë. të afërm, gjimnazistë, mësues, pedagogë e çdo qytetar, duhet të jenë përkrah studentëve! Deri në protestën vendimtare të 11 dhjetorit, kur masa e madhe studentore kthehet në Tiranë, prej të cilës ministria e qeveria duhet të mendohen mirë nëse nuk i plotësojnë kërkesat në mënyrë të menjëhershme!
Larg duart e partive, afër duarve të solidaritetit me njëri-tjetrin!
Bashkohuni! Rezistenca nuk ndalet!”-thuhet në një postim të Lëvizjes për Universitetin.