AKTUALITET, 4 Qershor 2018, 14:24

Kryeministri i Jordanisë jep dorëheqjen, pas protestave kundër rritjes së taksave

Kryeministri i Jordanisë, Hani Mulki, është dorëhequr, pas disa ditëve protesta masive për shkak të rritjes së taksave dhe planit për kursim nga qeveria.

Protestuesit, shprehen se një ligj i ri, i mbështetur edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, do të dëmtojë të varfërit dhe shtresën e mesme.

Demonstratat e ditëve të fundit, janë nga më të mëdhatë në vitet e fundit. Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotësjellës dhe ka bllokuar disa rrugë. Protestuesit janë përplasur ashpër me policinë.

Kryeministri Mulki, kishte refuzuar të anullonte kalimin e këtij ligji, duke thënë se ishte në dorë të parlamentit të vendoste për të.

Qeveria kishte deklaruar se këto para duheshin për të përmirësuar shërbimet publike, megjithatë protestuesit shprehen se ky ligj do të sillte uljen e standartit të jetesës. Jordanezët janë përballur me rritje çmimesh dhe ulje pagash.

Kryeministri Mulki, u thirr nga mbreti Abdullah i cili kërkoi dorëheqjen e tij.

Burimi: BBC 

/TPZ.AL/