AKTUALITET, 4 Prill 2021, 12:02

Kryemadhi uron besimtarët katolikë: Këto janë Pashkët e Ringjalljes dhe të çlirimit nga e keqja!

Kryemadhi uron besimtarët katolikë: Këto janë Pashkët e


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, uron të gjithë besimtarët katolikë për Pashkët.

Në një mesazh në “facebook”, Kryemadhi thekson se këto janë Pashkët e Ringjalljes dhe të çlirimit nga e keqja,

Urimi i Kryemadhit:

Gëzuar Pashkët dhe me lutjen për të ardhmen me zemër të mirë e të mbushur me gëzim për çdo shqiptar.

Këto Pashkë që po kalojmë janë Pashkët e Ringjalljes dhe të çlirimit nga e keqja, që donte të pushtonte nëpërmjet kësaj situate pandemie dhe varfërie por që me ndihmën e Zotit, asnjëherë nuk do të fitojë.

Për shumë vjet gëzuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!