AKTUALITET, 4 Prill 2021, 10:25

Ekzekutimi i Ridvan Ramazanit/ Bie në pranga një nga autorët e dyshuar, pas informacioneve u lokalizua në një bar-kafe

Ekzekutimi i Ridvan Ramazanit/ Bie në pranga një nga autorët e


34-vjeçari Hydajet Mehmedaj përfundoi sot në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi dyshohet si një nga autorët e vrasjes së ndodhur në 28 nëntor në Darragjat, ku u ekzekutua shtetasi Ridvan Ramazani.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas informacioneve të marra dhe lokalizimit të tij në një bar-kafe në fshatin Mushan, Shkodër.

Ridvan Hyseni, i njohur edhe si Ridvan Ramazani, një nga “Të fortët” e Shkodrës, u ekzekutua me mbi 15 plumba në një atentat, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ndodhi në fshatin Mushan të Njësisë Dajç.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mushan”.

Vihet në pranga një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 28.11.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi R. H.

Nga strukturat e posaçme të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës së mirorganizuar u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Hydajet Mehmedaj, 34 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas informacioneve të marra dhe lokalizimit të tij në një bar-kafe në fshatin Mushan, Shkodër.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit D. M. (i shpallur në kërkim) dhe M. Gj. (i arrestuar ditën e ngjarjes), më datë 28.11.2020, ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. H., 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.

Për shtetasin Hydajet Mehmedaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 01.12.2020, ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.