AKTUALITET, 16 Korrik 2019, 10:33

Kryemadhi: Rama nuk më zbardhte lejen e pallatit, kërkonte para

Kryemadhi: Rama nuk më zbardhte lejen e pallatit, kërkonte para



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” tha se kryeministri Edi Rama merrte para kur ishte në krye të bashkisë së Tiranës.

Në fjalën e saj, Kryemadhi tha se Rama nuk ia kishtë bërë zbardhjen për pallatin pasi donte 20% e tij.

“Rama nuk ma bëri zbardhjen për pallatin. Më thoshin nga Urbanistika që na ka thënë mos e zbardhni se nuk ka paguar. Në 2008 bëhet fjalë kjo punë. Kur erdhi Basha ka gjetur 15 leje të tilla të pazbardhura. Nuk kishin paguar as ata,”-tha Kryemadhi.