AKTUALITET, 9 Korrik 2019, 20:38

Kryemadhi falenderon qytetarët një ditë pas protestës: Ky është momenti (VD)

Kryemadhi falenderon qytetarët një ditë pas protestës: Ky

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reraguar sot ku ka falenderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën e djeshme.

Në një reagim në Facebook, Kryemadhi shprehet se shqiptarët metirojnë një qeveri që ka dalë nga zgjedhjet e lira, ndërsa shton se ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta.

POSTIMI I PLOTË

Falenderoj të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e këtij ndryshimi! Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që vjen nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Shqipëri ku të gjithë janë të barabartë para drejtësisë, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet.

Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin. Pazaret në kurriz të shqiptarëve për karriket e politikës kanë marrë fund.

Ne jemi së bashku në këtë betejë si qytetarë të barabartë që duan më shumë Shqipërinë se sa partinë. Rruga jonë është e mbushur me sfida dhe ne jemi të gatshëm t’i përballojmë. Sepse për ne Shqipëria është e para, shqiptarët janë të parët. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

Ditën e djeshme opozita e bashkuar ka zhvilluar për 2 orë protestën e 10-ë kombëtare të opozitës. Në fjalën e tij, kryedemokrati Lulzim Basha tha se nuk do të kishte asnjë marrëveshje me qeverinë mbi pazare por vetëm mbi parime.