TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Real Madrid e mbylli në barazim 1-1 takimin e mbrëmjes së kaluar ndaj Elche në transfertë. Një hap fals që nuk duhej dhe diferenca me Atletico Madrid ka shkuar dy pikë (ekipi i Diego Simeones ka luajtur dy ndeshje më pak).
Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane foli pas ndeshjes, analizoi barazimin dhe nuk e fshehu mërzinë e tij për mungesën e fitores. “Nuk duhej ky barazim, sigurisht që nuk më krijoi ndjesi pozitive, por kampionati është akoma i gjatë.
Duhet të shënonim golin e dytë, por të gjithë ekipet po lënë pikë. Ky kampionat është shumë i vështirë. Kemi zhvilluar shumë ndeshje të bukura, por ndaj Elche humbëm dy pikë. Duhet të vazhdojmë punën të qetë, na presin edhe shumë ndeshje“, deklaron Zidane.