TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi, deklaroi se Parlamenti Europian ka konfirmuar që pa plotësuar 15 kushtet s’ka integrim europian, pasi plotësimi i tyre është kusht për konferencën e parë ndërqeverituare.
Kërpaçi thotë se, Rama qëllimisht mohon 15 kushtet për të dështuar hapjen e negociatave. Sipas saj, eurodeputetët ndësa flisnin për Shqipërinë, thanë se modeli i kryeministrit shqiptar për të mbështetur grupet kriminale, e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të korruptuar në Europë.
STATUSI NGA FLOIDA KËRPAÇI
Në mbledhjen e Komisionit për Marrëdhëniet me jashtë në Parlamentin Europian u shpreh qartë se plotësimi i 15 kushteve është kusht për vazhdimin me konferencën e parë ndërqeveritare!
Mohimi i 15 kushteve nga kryeministri, është një akt i rrezikshëm i bërë me qëllim për të dështuar hapjen e negociatave! E thënë qartë dhe thjeshtë:
‼️Pa plotësimin e 15 kushteve nga ana e qeverisë, nuk ka Integrim në Europë‼️
Teksa dëgjoja eurodeputetët të flisnin për Shqipërinë u ndjeva keq që modeli i kryeministrit për mbështetjen e grupeve krìminale, e etiketon vendin tonë si vendi më i korruptuar dhe me influencë të grupeve krìminale! Keqqeverisja, arroganca dhe papërgjegjshmëria e qeverisë ka alarmuar Europën dhe bëri që me të drejtë eurodeputetët të ngrinin me shumë shqetësim hetimin e autorëve të dhunës ndaj protestueve të Teatrit Kombëtar! Pa marrë fund pandëshkueshmëria e atyre që e përdorin pushtetin për të dhūnuar qytetarët dhe të drejtat e tyre, nuk mund të ketë BE!
Shqipëria, atdheu jonë me të rinj të shkëlqyer është marr peng nga një grupim që me synime të errëta dhe antikombëtare po e largon Shqipërinë nga BE!
https://www.facebook.com/floidakerpaci/posts/3065212353596128