TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kritikat e ashpra në seancën e posaçme për Shqipërinë, në mbledhjen e sotme të Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, kanë sjellë edhe reagimin e fortë nga ana e Partisë Demokratike.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Arben Kashahu, shkruan se marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë janë në pikën më të ulët gjatë këtyre 30 viteve. Sipas tij, Shqipëria është cilësuar nga PE-ja si vendi më i korruptuar.
“Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, në seancën e posacme për Shqipërinë për herë të parë janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra kritike në lidhje me raportet BE-Shqipëri.
Dy nga euro-parlamentarët, anëtarë të AFET propozuan që Shqipërisë “t’i ndërpriten negociatat me BE” dhe “të ndalohet menjëherë ndihma financiare e BE”. Europarlamentarë të tjerë e etiketuan Kryeministrin dhe qeverinë si “të ashpër me mediat dhe të lëmuar me kultivuesit dhe trāfikantët e drōgës”. Përpjekjet dhe kokëfortësia e mazhorancës për të ndryshuar ligjin për mediat u konsiderua “e turpshme”, ndërsa ri-mbjellja e Shqipërisë me kanabis “e papranueshme”. Shqipëria u konsiderua shprehimisht si vendi “më i korruptuar” në Europë.
Mos-ndjekja penale e krìmit elektoral dhe e politikanëve të mazhorancës të përfshirë në blerjen dhe manipulimin e votës dhe deformimit të vullnetit popullor është raportuar si zhgënjyese dhe është kërkuar të monitorohet me vëmendje të shtuar nga Komisioni Europian. Shembja e Teatrit Kombëtar u dënua njëzëri nga europarlamentarët dhe u kërkua “të investigohet ligjshmëria e këtij veprimi të qevrisë”. Është detyrë kombëtare të shpëtohet procesi i integrimit! Kjo detyrë fillon me largimin e kësaj qeverie euroskeptike,”- shkruan Kashahu.
Pasditen e sotme në mbledhjen e Parlamenti Europian, ishte në fokus edhe Shqipëria. Eurodeputetët vunë theksin tek 15 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për t’u futur në BE. Gahler, koordinator i EPP për komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, ka vënë në dukje se nga Shqipëria nuk ka asnjë informacion se çfarë bëhet me dosjet e shitblerjes së votave, dosjen 184 të Durrësit dhe 339 të bandave të Durrësit me kryebashkiakun Vangjush Dako. Gahler tha se qeveria shqiptare është treguar e butë me trafikantët.