TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim online me Këshillin Koordinues të Diasporës dhe ka diskutuar për votën e emigrantëve. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se, situata është shumë e ndërlikuar, pasi procvesi ka nisur shumë vonë. Kryeministri u shpreh se, po diskutohet mundësia e votimit me postë, pasi mënyra e votimit në ambasada është rrëzuar pasi nuk është parë si shumë efektive.
“Nëse do kishim pasur një debat në një kohë më të arsyeshme do të kishim më shumë mundësi për zgjedhjen e shqiptarëve që janë jashtë. Duke qenë se procesi ka qenë shumë i ngatërruar dhe ulja në tryezë është bërë me një vonesë të jashtëzakonshme dhe është bërë në kushte shumë specifike, atëherë optimizmi për realizimin e këtij premtimi është më i vogël se çdo ishte normalisht.
Nga ana tjetër ministri i Diasporës është marrë për një kohë të gjatë me metodat e votimit të atyre që jetojnë jashtë, ne e kemi përjashtuar votimin në ambasa dhe konsullata, pasi do ishte një arsye kontestimi, por është më i vështirë nga lëvizshmëria, pasi shumë janë larg këtyre institucioneve.
Duke përjashtuar këtë kemi lënë si alternativë të vetme votimin me postë. Por sërish ka probleme të shumta që kanë të bëjnë me regjistrimin. Ky është një proces që do kohë, ne kemi ecur nga pikëpamje e kuadrit ligjor, por jemi në këto kushte sot: Opozita në Kuvend e ka një kërkesë shumë insistuese dhe ne e kemi objektiv tonin dhe jemi duke punuar çdo ditë”, u shpreh ndër të tjera kreu i qeverisë.