TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Takimi i dy qeverive në Pejë ditën e sotme nuk ka qenë pa kosto për organizatorët, në këtë rast qeverinë e Kosovës.
Ky takim dypalësh është i pesti, ku dy herë është mbajtur në Shqipëri dhe dy herë pa këtë të sotshmin në Kosovë.
Por sa është kostoja ekonomike një takimi të tillë?
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive që do të mbahet në Pejë ka edhe koston financiare. Për këtë takim Qeveria e Kosovës ka aprovuar shumën prej 128 mijë eurosh, që sipas ekspertëve të ekonomisë konsiderohet shumë e lartë, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
Në këto takime të mbajtura mes Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar gjithmonë marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve, por këto vendime janë kritikuar shpesh për faktin që kanë mbetur vetëm në letër pa dhënë gjë në praktikë.
E nëse kthehemi tek kostoja, 128 mijë euro për një takim, duhet të themi se ky mbase është një luks i tepërt që dy qeveritë e vendeve më të varfra në Europë ia lejojnë vetes.