TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas dështimit të referendumit në Maqedoni për shkak të pjesëmarrjes së ulët, ka ardhur reagimi i eurodeputetit dhe anëtarit të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Eduard Kukan.
Kukan shkruan në “Twitter” se duhet të kuptohet sinjali pozitiv i referendumit nga politika.
“Sinjali pozitiv i këtij referendumi duhet të kuptohet nga politika.
Të shfrytëzojnë mundësinë për të ecur përpara, për një të ardhme më të mirë të Maqedonisë”, tha në reagimin e tij Kukan. Ndërkohë, për referendumin ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.
DASH apelon partitë në Maqedoni të ngrihen mbi politikat partiake dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi historike. “SHBA-të fuqishëm e mbështesin implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës e cila i mundëson Maqedonisë të marrë vendin e merituar në NATO dhe BE dhe do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, të sigurisë dhe prosperitetit.
Kuvendi i Maqedonisë tani fillon me shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese, ndaj i ftojmë liderët të ngrihen mbi politikat partiake dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi historike që të mundësojnë të ardhme të ndritur për vendin si anëtare e plotfuqishme e institucioneve perëndimore”- shkruhet në deklaratën e DASH. TPZ.AL