AKTUALITET, 15 Korrik 2020, 22:26

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Vetëm disa minuta pasi dolën informacionet e para nga përpunimi i votave në terren, faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut u bllokua.

Nga ajo çfarë u pa për herë të fundit nga përpunimi i rezultateve në 566 vendvotime, apo 12% e vendvotimeve u vërejt se koalicioni “Mundemi” e udhëhequr nga LSDM-ja prin me 34% te votave e ndjekur nga VMRO-DPMNE me 33%, BDI 12% dhe koalicioni ASH-Alternativa 10%.